Marselo tjetër sinjal për Ronaldon, bardhezinjtë ëndërrojnë

Juventus mundi 3-1 Kaljarin mbrëmjen e djeshme duke rrëmbyer një tjetër fitore me shumë vlerë, që e mban të qetë e të shkëputur në krye. Para ndeshjes kishte vend dhe për një nderim të vogël për Kristiano Ronaldon, i cili tashmë ka kaluar numrin 400 të ndeshjeve si profesionist. Sigurisht diçka e madhe për një futbollist, pasi jo çdokush mund të arrijë një shifër të tillë.

Portugezi mori një bluzë me numrin 400 dhe pas ndeshjes së mbrëmshme nuk ka nguruar që ta postojë një foto dhe në rrjetet sociale. Ajo që ka tërhequr vëmendje është komenti i Marselos. Braziliani e ka shok të ngushtë Ronaldon, por komenti i ka bërë që të ëndërrojnë bardhezinjtë.

Në verë u përfol për një kalim të anësorit te Juventusi, por diçka e tillë nuk u arrit. Tifozët e kanë marrë si një sinjal komentin e Marselos, siç raportojnë mediat në Itali dhe besojnë se në të ardhmen braziliani mund të bashkohet me Ronaldon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online