Kartonë të kuq dhe gola, Eibar ndal Alaveshin

Alaveshi është një nga surprizat më të bukura të Li Ligës në këtë sezon. Djemtë e Abelardos renditen në vendin e dytë në kampionat, ndërsa sot janë mposhtur në transfertë përballë Eibarit. Gola, kartonë të kuq për të dy ekipet, ndërsa tre pikët shkojnë për Eibarin.

Gjithçka nisi mirë për Alaveshin, që gjeti golin e avantazhit me anë të kapitenit Garsia në minutën e katërt. Mbrojtësi i majtë, Duarte ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 25, duke lënë miqtë në inferioritet numerik. Alavesh arrin të ruajë avantazhin në pjesën e parë, duke përballuar sulmet e Eibarit.

Pjesa e dytë dhuron një tjetër karton të kuq. Kësaj here mbeten vendasit me dhjetë vetë dhe forcat barazohen. Argjentinasi De Blasis ndëshkohet me të kuqe në minutën e 62, por shtatë minuta më pas, sulmuesi Zhordan barazon rezultatin me një goditje të bukur.

Kur dukej se ndeshja po mbyllej në barazim, mendoi senegalezi Diop të prishte ekuilibrat. 32-vjeçari shënoi me kokë në minutën e parë shtese, duke çuar në ekstazë tifozët dhe duke i dhuruar Eibarit tre pikë të rëndësishme, që rikthehet te fitorja pas tre javëve. Alavesh ndalet pas tre fitoreve rresht dhe tashmë renditet në vendin e tretë me 20 pikë, në të njëjtën shifër me Atletikon e Madridit, që renditet e dyta për shkak të golavarazhit.

Eibar – Alavesh 2-1
(Zhordan 69’, Diop 91’ / Garsia 4’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online