Renato Malota një ditë më parë nuk doli në tsërvitje me Vllazninsë, ndërkohë që te Kamza e duan qendërmbrojtësin. Gjithsesi në Shkodër kërkojnë të mohojnë gjithçka, teksa ka folur drejtori sportiv Engin Firat.
“Lajmet për një ofertë për futbollistin Renato Malota nga Klubi i Kamzës nuk janë të vërteta. Gjithsesi, unë nuk mendoj se ndonjë nga lojtarët tanë dëshiron të largohet nga Vllaznia, sepse asnjë nuk na e ka shprehur një dëshirë të tillë”, është shprehur Firat për faqen zyrtare të Vllaznisë.
Turku më tej “ngacmon” Kamzën, teksa ka shtuar: “Disa agjentë të lojtarëve më kanë thirrur, duke më ofruar lojtarë nga Klubi i Kamzës, të cilët dëshirojnë të vijnë tek Vllaznia. Por për shkak të arsyeve etike nuk kam treguar interes, sepse siç dihet ne do të luajmë në 23 janar në Kupë kundër Kamzës”.