“Mallkimi” i dëmtimeve te Arsenali prek edhe shqiptarët

Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka janë dy shqiptarët që luajnë për skuadrën e Arsenalit në Premier Ligë. Dihet tashmë se “Topçinjtë” janë një prej skuadrave që vuajnë me shumë nga dëmtimet dhe as Xhaka e Mustafi nuk i kanë shpëtuar.

Xhaka u dëmtua në sfidën përballë Mançester Junajtid dhe nuk është aktivizuar as në ndeshjen kundër Kardifit, as në sfidën e djeshme përballë Mançester Sitit. Kundër “Qytetarëve”, u aktivizua shqiptari tejtër Mustafi, por dhe ky u dëmtua në minutën e 79’.

Pas ndeshjes, trajneri i Arsenalit, Emeri tha se Mustafi është dëmtuar dhe nuk dihet ende sa do të mungojë. Pas emrave si Holding, Mikitarian, Belerin, Uellbek, tashmë në listën e dëmtimeve janë edhe Xhaka e Mustafi. Gjithsesi, dyshja shqiptare pritet të rikthehet shumë shpejt në fushë, pasi dëmtimet e tyre nuk janë shumë serioze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *