Sfidë shqiptarësh në Rumani, Aliji triumfon përballë Qakës

0

Ndeshja mes Dinamo Bukureshtit dhe Poli Iashit pa dy futbollistë shqiptarë të vihen kundër njëri-tjetrit, Naser Alijin dhe Kamer Qakën. Të dy futbollistët kuqezi luajtën 90 minuta në këtë sfidë, që u fitua nga ekipi i Alijit.

Dinamo e Bukureshtit triumfoi pastër 3-0 dhe Aliji bëri një ndeshje të mirë si mbrojtës i majtë. Numri 7 ishte aktiv dhe ndihmoi shumë skuadrën në fazën e sulmit, si dhe ishte solid në prapavijë, duke kontribuar në rrjetën e paprekur për skuadrën e tij.

Edhe Qaka bëri një ndeshje relativisht të mirë, por nuk arriti të ndihmojë skuadrën që të shmangë humbjen e thellë. Madje, mesfushori u ndëshkua dhe me karton të verdhë në minutën e 82’. Me këtë fitore, Dinamo Bukureshti ngushton distancën me Poli Iashin në vetëm tri pikë, por asnjëra nga skuadrat nuk po bën një edicion të mirë deri më tani.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.