Gjashtë skuadra të së Parës në Kupë, vetëm Bylisi mendon kualifikimin në Laç

Të mërkurën do të luhen ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, të cilat do të përcaktojë skuadrat fituese për turin tjetër. Në këtë tur luajnë edhe gjashtë skuadra të Kategorisë së Parë: Vllaznia e Besëlidhja të Grupit A dhe Bylisi, Egnatia, Apolonia e Lushnja të Grupit B. Në takimet e para kanë fituar Apolonia 2-1 me Kukësin dhe Bylisi 2-0 me Laçin, ndërsa të gjitha skuadrat e tjera i kanë humbur, duke e bërë të vështirë gjithçka për takimet e dyta.

Por i hapur mbetet kualifikimi për Bylisin, i cili në takimin e parë në Ballsh fitoi pastër 2-0 me Laçin, e kështu skuadra ballshiote mbetet skuadra e vetme e Kategorisë së Parë që mund të kalojë në turin e tretë. Laçi është një nga skuadrat më në formë në Kategorinë Superiore, dhe me 31 pikë në 20 javë kërkon që të jetë një nga skuadrat që mund të luajë në Europë.

Duke i parë nga pjesëmarrjet në kategorinë respektive, një kualifikim i Bylisit duket edhe i vështirë, por jo i pamundur, edhe pse Laçi ka qenë i suksesshëm në Kupë dhe dy herë fitues i këtij trofeu. Ndaj ndeshja në Laç të mërkurën do të pritet me shumë interes, sepse në fushën e tij Laçi është i vështirë për tu mundur, aq më shumë nga skuadra inferiore.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online