Me ardhjen e Xhixhi Bufon, i hapet dera largimit të Matia Perin. Ky i fundit nuk e pëlqen aspak qëndrimin së stolin e rezervave dhe largimi tashmë është fakt. Ai erdhi në verën e kaluar për 12 milionë euro nga Xhenoa, por pavarësisht cilësive të padiskutueshme e ka pasur të pamundur të jetë mbi Vojçek Sheznit.
26-vjeçari kërkohet nga disa klube. Mediet italiane raportojnë se për të ka nisur një garë e hapur mes Benfikës dhe Portos. Dy klubet portugeze e kanë të domosdoshme praninë e një portieri me cilësi të larta dhe Perin është i duhuri.
Gjithsesi, dëshira e gardianit është të mos largohet nga Serie A. Në Itali për të interesohen Milani dhe Fiorentina. Kuqezinjtë mbeten një mundësi shumë e mirë. Donaruma shihet çdo ditë e më larg, me PSG që ka hapur thesin për ta blerë. Perin do ishte një zgjedhje e mirë dhe mjaft ekonomike.