Zhoze Murinjo pësoi humbjen më të thellë të karrierës si pritës kundër Totenhemit. Fitorja 0-3 e londinezëve ka tronditur në themel “Djajtë e Kuq”, por kur mendohej se situata nuk mund të shkonte më keq, ka ardhur një tjetër goditje për teknikun anglez.
Sipas raportimeve nga medie të ndryshme angleze, drejtuesit e Mançester Junajtid kanë filluar negociatat për zgjatjen e kontratës së talentit francez Antoni Marsial, një lojtar ky që Murinjo e ka vënë në listën e të padëshiruarve dhe tentoi që ta largonte gjatë merkatos së verës.
Kupola drejtuese e ekipit anglez po vepron pa u konsultuar me trajnerin, diçka kjo që konfirmon se “divorci” midis tyre mund të jetë shumë pranë.