E kryer, PSG blen mbrojtësin e Bajernit

0

PSG prej kohësh ishte hedhur në sulm për të marrë një lojtar në mbrojtjen e Bajernit të Mynihut. Fillismisht pati bisedime konkrete për Zherom Boateng, por nuk u arrit të konkretizohej një marrëveshje.

Më pas tratativat nisën për spanjollin Huan Bernat dhe për këtë të fundit raportohet se është mbyllur gjithccka dhe nesër pritet që të kryejë vizitat mjekësorë. Bajerni do të përfitojë shumën e 15 milionë eurove për anësorin e majtë, i cili me kampionët e Francës do të nënshkruajë për tre vite.

PSG më parë kishte kërkuar edhe Felipe Luis nga Atletiko e Madridit, por për të duhej paguar një shumë e madhe. Në fund u përqendruan te Bernat dhe tashmë për trajnerin Tomas Tuhel është plotësuar një objektiv merkatoje.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.