Loret Sadiku me akuza, çon FSHF-në në FIFA

Loret Sadiku e ka bërë të qartë se dëshiron të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Megjithatë, mesfushori nuk do ta ketë të lehtë t’i plotësohet kjo dëshirë, pasi FIFA nuk lejon që lojtarët të ndërrojnë tri herë skuadrën përfaqësuese.

Në të shkuarën Sadiku ka kryer një kalim nga moshat e Suedisë te kombëtarja shqiptare, por 27-vjeçari nuk ka luajtur asnjëherë për kuqezinjtë. Megjithatë, së fundmi lojtari pretendon se kërkesa e tij për të ndërruar përfaqësuese është falsifikuar, diçka që nëse faktohet do ta bënte të pavlefshëm transferimin e tij të parë.

Për këtë arsye mesfushori e ka çuar çështjen në organet kompetente pranë FIFA-s në mënyrë që t’i jepet e drejta, për momentin FSHF-ja nuk ka reaguar ende për këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online