E zbulojnë në Francë, Zhardim bënte merkaton me Henrinë në stol

0

Leonardo Zhardim u kthye përsëri në krye të Monakos, pasi u shkarkua në muajin tetor. Tekniku portugez, deklaroi për mediat se rikthimin në principatë nuk mund ta refuzonte, pasi Monako e kishte ndihmuar shumë në kohën kur ai u shkarkua nga drejtimi i Sportingut të Lisbonës vite më parë.

Gjithsesi, kur kanë kaluar gati një javë nga ardhja e trajnerit, mediat franceze zbulojnë një prapaskenë, e cila mund të konsiderohet e pakëndshme. Sipas asaj që thuhet nga mediat, pretendohet që Zhardim ka folur me Gelson Martins, që lojtari të kalonte te Monako, një javë përpara shkarkimit të Tierri Henrisë.

Me pak fjalë, supozohet që, Zhardim e dinte prej kohësh që do të vinte përsëri në krye të Monakos, teksa negocionte me bashkombasin e tij, Gelson Martins, që ky i fundit të kalonte në ekipin francez. Përfundimin, besoj e dinë të gjithë, mesfushori portugez është huazuar nga Atletiko Madrid në drejtim të Monakos, deri në fundin e sezonit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.