FOTO | Luhet Arsenal-Kardif, në “fushë” edhe… Emiliano Sala!

Kardifi do të luajë në orën 20:45 në “Emirates”, ku do të përballet me Arsenalin. Ekipi uellsian është i tronditur nga tragjedia që ndodhi me Emiliano Salën dhe këtë gjë e ka pranuar dhe trajneri i ekipit, Uornok, i cili deklaroi për mediat një ditë më parë se mendon edhe të mos merret më me futboll.

Gjithsesi, në sfidën e sotme, ka rënë në sy gjesti i bërë nga ekipi i Kardifit përpara ndeshjes. Në listën e lojtarëve, vihet re se është dhe emri i Emiliano Salës, i cili në vend të numrit në fanellë, i kanë vendosur një lule.

Gjest i madh nga Kardif Siti, teksa gjatë javës së shkuar gjithashtu, pranë stadiumit të ekipit kanë bërë shumë homazhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online