Liverpuli e ka përfunduar festën e titullit dhe tani po mendon për sezonin e ri. Është periudha e nxehtë e merkatos dhe “The Reds” nuk kanë ndërmend të qëndrojnë në vend. Klop dëshiron më shumë opsionë në sulm për të mos u profilizuar vetëm te treshja e zakonshme Salah, Firminjo dhe Mane. Trajneri gjerman dëshiron me patjetër shërbimet e yllit të Lile, Nikolas Pepe.
Sipas prestigjozes franceze “L’Equip”, Liverpuli ka ofruar plot 84 milionë euro për të bindur Lilen të lërë të lirë 24-vjeçarin. Për të interesohen edhe Arsenal, Mançester Junajtid dhe Inter. Këto të fundit flitet të ketë adresuar edhe një ofertë me një shifër prej 75 milionë euro drejt klubit francez. Gjithsesi, me ofertën e fundit të kampionëve të Evropës, utalianët duhet ta nisin gjithçka nga fillimi.
Problemi është se Pepe ka të njëjtin pozicion me Salah. Zgjidhja e vetme do të ishte kalimi i njërit prej të dyve në qendër. Lojtari nga Bregu i Fildishtë ishte një nga elementet kyç të Liles sivjet. Ata arritën të përfundonin të dytët edhe falë shkëlqimit të yllit afrikan. Nikolas këtë sezon shënoi 22 gola dhe 11 asiste.