Lika: Qyteti i pezmatuar, ia kemi borxh Superioren! Kupa? Nuk e kemi objektiv

Trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika ka folur pas fitores 2-1 përballë Kamzës dhe ishte shumë i kënaqur me rezultatin që mori skuadra e tij. Megjithatë, Lika pranoi se ka ende 90 minuta për tu luajtur dhe gjithçka do të vendoset në Kamëz. Në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, Lika u ndal më shumë te mënyra si shkoi takimi, por preku dhe disa tema të tjera.

“Dëshira ishte jo shumë e kontrolluar. I kemi thënë skuadrës që vendoset në Kamzë. Është pozitive që bëmë lojë të mirë dhe për më tepër fituam me disavantazh. U shpërblye mundi që skuadra dha në fushë”.

“Ne dhe Kamza kemi pasur probleme për stërvitjen. Këtu ka pasur borë, ata në plazh. Na ka munguar fusha të dyja ekipeve. Sa i takon rivënieve anësore nga Gurishta, është diçka që e përdorim shpesh. Ai i hedh mirë. Punojmë edhe në stërvitje për këtë pjesë. Gurishta e shfrytëzon këtë. Edhe goditjet standarde kërkojmë t’i shfrytëzojmë dhe patëm sukses. Fusha ishte e njëjtë, si për ne dhe për Kamzën. Ka të mirat dhe të këqijat. Me rëndësi është që luajmë mirë”.

“E përballon ky grup Superioren? Si çdo skuadër ka nevojë për përforcime, të jetë më e plotë dhe të ketë lojtarë gati për t;’u aktivizuar. Çdo ekip përforcohet. Ne kemi marrë Krujën dhe e aktivizuam, luajti mirë. Shpresojmë të përmirësohemi. Mendoj se jemi në rrugë të mbarë, edhe pse kemi vështirësi sërish”.

“Ne mbi të Parën? Kemi parë se këtu ka skuadra të mira, ka skuadra të forta. Ne kemi mundësi të luajmë edhe me ekipe të Superiore. Rezultati me Kamzën na jep shpresë, vendoset atje. Mos të harrojmë që kundërshtari kishte disa mungesa. Kupa nuk është objektivi ynë, por duam të shkojmë sa më larg. Fokusi ynë është te kampionati”.

“Situata në Shkodër? Bashkia e ka financuar klubin, vjet dhe sivjet. Përpjekjet janë bërë nga bashkia dhe nga njerëzit që merren me drejtimin organizativ. Gjërat po shkojnë mirë, lojtarët po japin maksimumin. Janë të ndërgjegjshëm që i kemi një borxh qytetit dhe të rikthehemi në Superiore. Me të vërtetë ka pezmatim në Shkodër, pasi të gjithë e dinë se çfarë është futbolli për shkodranët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online