Gjoka: Keqardhje për kontestimet, ja ku vuajtëm ndaj Vllaznisë

Kamza u përmbys sot nga skuadra e Vllaznisë në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë dhe ky rezultat, nuk i pëlqeu aspak numrit një të stolit, Ernest Gjoka. Trajneri kryeqytetas foli pas kësaj ndeshje, ku për mikrofonat e “Supersport”, tha:

Ndeshja – “Kjo ishte një diferencë midis pjesës së parë dhe asaj të dytë. Në pjesën e dytë, u vumë në presion, goditjet standarde në krijuan shumë probleme. E diskutova dhe me skuadrën këtë pjesë dhe duhet të përmirësohemi. Goli i dytë ishte një gabim njerëzor.

Ne donim që ta bënim këtë ndeshje sa më të mirë, që të kishim sa më pak lodhje në ndeshjen e dytë por tani i bie që të punojmë më shumë për ndeshjen e dytë, ku do të synojmë me doemos kalimin e turit”.

Merkato – “Unë mendoj se tashmë ka filluar sezoni dhe nuk kemi ç’të presim më. Këtë ekip kemi dhe me këta lojtarë, do të bëjmë maksimumin deri në fund të sezonit”.

Problemet financiare – “Sigurisht që si çdo skuadër, edhe Kamza ka probleme, nuk mund të them dot të kundërtën. Presidenti Qarri i ka dhënë siguri skuadrës dhe çdo gjë do të jetë OK. Kamza nuk është vetëm e Qarrit, por edh e bashkisë, prandaj shpresoj që të arrihet gjuha e përbashkët mes dy palëve dhe skuadra të jetë sa më e qetë. Nëse skuadra nuk është e qetë, gjithçka do të vështirësohet”.

Aktivizimi i të huajve – “Sigurisht që kemi gjashtë lojtarë të huaj dhe besoj se të gjithë do të kenë mundësitë e tyre. Nuk ka problem, por në rast se mbetemi keq me lojtarët, mund të na penalizojnë. Por të gjashtë kanë cilësi dhe besoj se do të jenë të nevojshëm për skuadrën tonë”.

Rikthimi në Shkodër – “Për hir të së vërtetës, kam qenë shumë në siklet, pasi shumë miq të mi shkodranë më lajmëruan se do të ketë disa njerëz që do të kontestojnë ardhjen time këtu. Shumë mendojnë se Gjoka e kishte fajin për sezonin e Vllaznisë vjet, por ne e kemi zgjedhur këtë profesion dhe duhet të përballemi me këto gjëra”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online