Levandovski rindez Mynihun : Nuk iki, por drejtuesit më zhgënjyen!

Robert Levandovski dhe Bajerni, një “martesë” e ndërlikuar, aq sa kohët e fundit është folur shpesh për divorc, por në Bavari i kanë treguar kontratën sulmuesit polak, i cili më kot ka tentuar të largohet për në Angli apo Spanjë.

Tani polaku e ka kuptuar se nuk ka shans të largohet dhe mundohet të bëjë paqe me të gjithë në Mynih, por ndërkohë pranon se dëshironte të largohej dhe shpjegon pse, duke akuzuar edhe drejtuesit e lartë të klubit, Hënes e Rumenige pikësëpari.

“Në pranverë të gjithë më kritikonin dhe u ndjeva i vetmuar, më dukej se nuk kisha mbrojtje nga klubi. Nuk shënova në disa ndeshje të rëndësishme dhe papritur të gjithë më sulmuan, por asnjë nga drejtuesit e lartë nuk më doli në mbrojtje. Në atë moment më dukej sikur askush nuk më vlerësonte dhe për këtë arsye mendova lamtumirën “, thotë Levandovski për Sport Bild.

Gjithsesi, tashmë Leva mendon vetëm për Bajernin: “Jam kthyer me zemër dhe kam vënë re që tifozët më duan ende. Nuk do t’i krijoj më probleme klubit, kontrata me këshilltarin Zahavi nuk lidhet vetëm me transferimin tim gjetkë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *