Përforcohet kombëtarja U17, na vjen sulmuesi i Gjermanisë

0

Kombëtarja e Shqipërisë U17 sapo ka marrë një përforcim të bujshëm. Bëhet fjalë për talentin Fisnik Asllani, i cili më parë ka luajtur për ekipet e moshave të përfaqësueses gjermane. Djaloshi me origjinë nga Kosova luan në repartin  e sulmit dhe sapo ka mbushur 16-vjeç.

Asllani, i cili aktivizohet në akademinë eskuadrës së Union Berlinit është një prej risive të trajnerit Mustedanagiç për miqësoret që kombëtarja jonë U17 do të zhvillojë në Loro Boriçi më datë 9 dhe 11 shtator ndaj përfaqësueses së Kosovës. Lista e plotë akoma nuk është bërë publike, por pritet që trajneri boshnjak të na ketë rezervuar dhe shumë surpriza të tjera.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.