Çështje kontratash | Kukësi, Partizani e Skënderbeu: sa probleme për t’u zgjidhur

0

Janë disa klubet që kanë probleme me lojtarët dhe Kukësi është një prej tyre. Elton Kale prej kohësh është në një çështje. Braziliani pretendon se është i lirë, kurse verilindorët thonë se anësori ka rinovuar kontratën. Momentalisht është duke u stërvitur me Flamurtarin.

Donjet Shkodra gjithashtu duhet të sqarojë situatën me klubin, pasi synohet që të ndryshohen kushtet e kontratës. Mesfushori normalisht që nuk ka pse pranon. Ai iu bashkua verilindorëve në janar, pasi la skuadrën e Skënderbeut.

Filip Zhderiç gjithashtu mund të ketë për të diskutuar me Kukësin. Kroati u largua vetëm pas gjashtë muajsh, ndërkohë që Kukësi nuk e ka zyrtarizuar largimin e tij, siç ka bërë me futbollistët e tjerë. Mbrojtësi i djathtë është ende pa ekip dhe nuk prononcohet. Nëse flet keq për Kukësin, qindra miliona lekë gjobë shkojnë në drejtim të tij.

SKËNDERBEU – Korçarët së fundmi kanë mësuar se Bakari Nimaga ka nënshkruar me Hatajspor në Turqi, ndërkohë që në klub të thonë se mesfushori nga Mali është nën kontratë deri në janar të vitit 20019. Palët duhet të diskutojnë mes tyre për të zgjidhur gjithçka.

Sabien Lilaj gjithashtu është një tjetër çështje te Skënderbeu. Mesfushori qendror, i cili u transferua te Gabala në Azerbajxhan, ka pretendimet e tij për pagat e padhëna dhe shumë që kërkon nga klubi është e frikshme: 126 mijë euro.

PARTIZANI – Të kuqtë kanë vetëm një problem dhe lidhet me sulmuesin Edgar Çani. Aktualisht ai po stërvitet me ekipin e dytë. Synimi është që vetë lojtari të kërkojë largimin, në mënyrë që klubi kryeqytetas të shpëtojë nga fatura financiare që përmban paga e sulmuesit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.