Leonardo dhe Maldini nuk tolerojnë, merret vendimi për Kesi

Milani nuk ka toleruar aspak reagimin e Frenki Kesi në derbin kundër Interit. Afrikani “shpërtheu” pas zëvendësimit ndaj Lukas Biljes, shokut të tij të skuadrës dhe repartit.

Ai është kthyer sot në Milanelo pas ndeshjeve të zhvilluara me kombëtaren e Bregut të Fildishtë (luajti ndeshjen e plotë kundër Ruandës dhe nuk u aktivizua në përballjen me Liberinë).

22-vjeçari ka patur një takim me Leonardon dhe Maldinin, aty ku i është komunikuar dhe masa e marrë: 40 mijë euro gjobë. Lojtari kërkoi ndjesë dhe u pendua për gjestin e bërë, por një reagim i tillë është i pafalshëm për Milanin.

Ekipi kishte mbaruar stërvitjen dhe Kesisë i është dashur të stërvitet i vetëm. Ai nuk është takuar ende as me trajnerin Gatuzo, ndërsa mediat italiane zbulojnë se mesfushori nuk do të jetë pjesë e formacionit në transfertën kundër Sampdorias, ndeshje që zhvillohet të shtunën në mbrëmje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *