Shkëndija vazhdon dominimin dhe fiton me goleadë, thyhet Shkupi

Shkëndija vazhdon marshimin drejt titullit kampion në Maqedoninë e Veriut. Kuqezinjtë nga Tetova mposhtën Sileksin në transfertë me rezultatin 0-3, duke u ngjitur në kuotën e 53 pikëve. Ndeshja u zhbllokua nga një autogol i Milenkovskit në minutën e 25-të. Dy golat e tjerë erdhën në pjesën e dytë.

Agim Ibraimi dyfishoi rezultatin në mesin e pjesës së dytë (goli i dytë në kampionat për 30-vjeçarin), ndërsa Visar Musliu vulosi fitoren me golin e shënuar tre minuta përpara fundit të ndeshjes.

Shëndija vazhdon të ruajë diferencën prej 8 pikësh me Vardarin ndjekës, që fitoi në transfertë përballë Rabotniçkit me rezultatin 0-2. Ndeshja e radhës për djemtë e Osmanit do të zhvillohet të dielën në shtëpi përballë Pobedës.

Shkupi nuk ia doli të evitonte humbjen në shtëpi përballë Makedonija GP. Një gol i pësuar tre minuta nga fundit i dha fitoren miqve, ndërsa kjo ishte humbja e dytë rresht në kampionat për bardhekaltrit.

Shkupi ka zbritur në vendin e pestë me 33 pikë, në të njëjtën kuotë pikësh me Renovën. Kjo e fundit fitoi në shtëpi përballë Belasicës. 3-2 përfundoi ndeshja për Renovën, që siguroi fitoren e dytë rresht me këtë rezultat. Ekipi shqiptar po kalon një formë të mirë dhe nuk humbet në kampionat prej gjashtë ndeshjesh.

MAQEDONIA E VERIUT LIGA 1 – Java 24

E enjte, më 28 mars 2019, ora 14:30

Sileks-Shkëndija Tetovë 0-3
Shënues: Milenkovksi 25’ (aut), Ibraimi 66’, Musliu 87’

Shkupi- Makedonija GP 0-1
Shënues: Bozinovski 87′

Rabotniçki-Vardar 0-2
Shënues: Cvetanoski 6’, Felipe 55’

Renova-Belasica 3-2
Shënues: Miovski 8’, Ramadani 21’, Useini 75’ / Mirçevski 31’, Saviç 91’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online