Futbollistët shqiptarë që po zgjedhin transferimin në Kosovë, po shtohen dita-ditës dhe kësaj liste, pritet t’i bashkohet edhe Leonit Abazi. Mbrojtësi i majtë është një nga lojtarët më të mirë të Skënderbeut, por me situatën kaotikë tek “Ujqërit e Dëborës”, e ardhmja e tij është në dyshim.
GazetaOlle raporton se Abazi do të transferohet në IPKO Superliga te skuadra e Prishtinës, skuadër që synon me doemos titullin kampion sezonin e ardhshëm. Ardhja e Abazit, do të ishte një përforcim shumë i rëndësishëm për ta.
26-vjeçari është prej pesë sezonesh pjesë e Skënderbeut, ku ka luajtur në total 138 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Gjithashtu, Abazi ka gjetur dhe disa herë rrjetën me fanellën bardhekuqe (7 gola).