Lampard trajner i Çelsit, ndihma i vjen nga… Gjermania

Lampard brenda pak ditësh pritet të bëhet trajneri i ri i Çelsit. Klubi londinez ka pranuar kërkesën e Derbit, skuadrës aktuale të trajnerit, për të paguar 4 milionë euro si dëmshpërblim për mbylljen e parakohshme të kontratës.
Klubi i Championship ka dalë me një deklaratë zyrtare, ku aprovon kontaktet mes Çelsit dhe Lampard. Gjithashtu i hap rrugën kësaj lëvizje. Kështu, një figurë e njohur si Frenk Lampard do të jetë zëvendësuesi i Mauricio Sarrit, që zgjodhi të kthehet në Itali te Juventusi.

Pas Lampard dhe Çeh një tjetër legjendë e bluve të Londrës mund të kthehet në “Stamford Bridge”. Mikael Balak pritet të jetë ndihmësi i Lampard në skuadrën e Roman Abramoviç. Gjermani po përfundon kursin e liçensimit si trajner dhe do të jetë krahu i djathtë trajnerit të ri të Çelsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online