Laçi: Tirana do e lërë fundin, policia të ndjekë modelin e ndeshjeve të kombëtares

Drejtori sportiv i Tiranës,  Arbi Laçi, ka qenë i ftuar në emisionin “Sport Neës Plus”, ku ka folur në lidhje me sezonin e Tiranës dhe çështjen e pranisë së policisë në stadiume. Drejtuesi i klubit bardheblu është shprehur i bindur se skuadra e tij do ta lërë fundin e tabelës, ndërsa argumentoi dhe modelin që duhet ndjekur për organizimin e policisë në stadiume.

KLASIFIKIMI – “Pikët na mbajnë në fund. Nuk më pëlqen fare kur jemi në këto pozita. Sigurisht kjo për fajin tonë. Fitorja e Luftëtarit sot e komplikon disi më tepër për fakti që ato u afruan. Megjithatë, kam një bindje timen të verbër, që ne nuk do merremi me mbijetesën. Jam i bindur që shumë shpejt do të shohim për më lart, sepse kemi kontingjent tjetër, objektiva të tjera dhe emër tjetër dhe besoj që nuk na shkon të qëndrojmë në këto pozita. Besoj se do ta lëmë treshen e fundit të luftojnë midis tyre dhe besoj se do merremi me një treshe më sipër”.

TEUTA – “Do ta konsideroja rezultat pozitiv barazimin me Teutën për mënyrën se si rrodhën ngjarjet, megjithëse  u futëm në fushë për tre pikët. Pësuam një gol në fillim në një moment përgjumjeje, e më pas barazuam e krijuam më shumë volum loje. Besoj se ishim më mirë se kundërshtari, por besoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë”.

LARGIMI I POLICISË – “Unë personalisht jam pro largimit të policisë në stadiume. Ky është qëndrimi im. Unë  besoj se policia duhet të dilta nga perimetri i brendshëm i stadiumeve. E para për arsyen se nuk janë të kualifikuar për mbarëvajtjen e një aktiviteti sportiv. Punojnë mbas punë në orë shtesë. E për më tepër eksperienca ka treguar se nuk kanë ditur të menaxhojnë siç duhet, apo në raste të veçantë ka qenë deri diku provokues në mënyrën se janë sjellë me fitozë të ndryshëm. Unë personalisht gjykoj se duhet të përdoret i njëjti standard si në ndeshjet e kombëtarëve, për momentin policia nuk e pranon këtë. Policia duhet të jetë e pranishme në korridoret e brendshme dhe perimetrin jashtë stadiumit Kaq është  e mjaftueshme. Ashtu siç ndodh në futbollin perëndimor, mbarëvajtja dhe sigurua brenda në stadiume duhet të organizohet nga stjuartët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online