Kupa e befasive, dy klube të Bundesligës eliminohen

Kupa e Gjermanisë ka prodhuar surpriza që në ndeshjet e para për 1/8-at e finaleve, sepse dy klube të Bundesligës 2 kanë eliminuar dy klube të Bundesligës.

Surpriza më e madhe erdhi nga Hajdenhajmi, që eliminoi bujshëm Leverkuzenin, duke fituar 2-1 me përmbysje. Festë gjigante për skuadrën e Bundesligës 2, që luajti një ndeshje të madhe duke përfituar edhe nga atmosfera e zjarrtë në stadium, ndërsa Leverkuzeni zhgënjeu totalisht në pjesën e dytë, duke vuajtur shumë dhe duke u eliminuar.

Ndërkaq, Hamburgu tregoi se nuk është klub për Bundesligën 2, sepse fitoi 1-0 ndaj Nyrenbergut me gol të Ozkan dhe shkon në çerekfinale.

Klubi verior dominoi totalisht, ndaj një Nyrenbergu të dobët dhe me mungesa, që mendon vetëm për të siguruar mbijetesën e vështirë në Bundesligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online