Laçi merr lajmin e keq, Elvi Berisha rikthehet në prill

Skuadra e Laçit do të luajë kundër Kastriotit ditën e diel, një transfertë shumë e vështirë për kurbinasit. Përveç vështirësisë së takimit, trajneri Prenga duhet të bëjë edhe pa shërbimet e mesfushorit anësor, Elvi Berisha.

19-vjeçari u dëmtua në sfidën përballë Partizanit fundjavën e shkuar dhe do të qëndrojë jashtë fushave për 4-6 javë. Berisha ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm për kurbinasit deri më tani këtë sezon dhe mungesa e tij do të ndihet te skuadra e Laçit.

Dëmtimin dhe kohën jashtë fushave e ka konfirmuar vetë mesfushori, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram, ku shkroi: “Rrëzohesh shtatë herë dhe ngrihesh tetë! 4-6 javë jashtë fushave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online