La Liga shpall lojtarin e muajit shtator, vendim që çudit disi!

0

Barcelona momentalisht nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, teksa e sheh veten pa fitore në katër ndeshjet e fundit. Një ecuri, që ka lëkundur jo pak dhe pozitat e trajnerit Valverde. Gjithsesi, forma e Leo Mesit ka qenë e kënaqshme në këtë fillim, pavarësisht rezultateve të fundit.

Ditën e sotme La Liga shpalli lojtarin më të mirë të saj për muajin shtator. Është pikërisht, kapiteni i Barcelonës, Lionel Mesi. Një vendim që ndoshta ka çuditur jo pak në Spanjë, pasi forma e Barcelonës nuk ka qenë ajo e duhura. Argjentinasi ka shënuar tre gola në pesë prezenca gjatë muajit shtator, duke qenë si gjithmonë një ndër më të rëndësishmit për ekipin e tij.

31-vjeçari numëron plot 11 gola në këtë sezon, ku ka luajtur 9 ndeshje si titullar dhe një ndeshje erdhi nga stoli, ku luajti për 36 minuta në barazimin 1-1, në “Camp Nou”, ndaj Atletik Bilbaos. Në Champions ecuria e argjentinasit ka qenë shumë herë më e mirë se në kampionat, teksa në vetëm dy takime e ka dërguar plot pesë herë topin në rrjetë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.