Kutrone drejt Madridit? I ati i tij takohet me drejtuesit spanjollë

Patrik Kutrone është një prej talenteve më të kërkuar në merkato, pasi ylli i Milanit ka bërë dy sezone të shkëlqyera. Pavarësisht se Milani ka pasur në përbërje sulmues shumë të njohur, Kutrone ka arritur të gjejë hapësira dhe të tregojë vlerat e tij me fanellën e gjigantit italian.

Paraqitjet e mira të talentit italian, kanë tërhequr interes të madh nga disa klube elitare të Europës, me Atletiko Madridin favorite kryesore. Diego Kosta është në perëndim të karrierës dhe Kutrone shihet si pasuesi i tij ideal nga ana e “El Cholo” Simeones.

I ati i Kutrones ka qenë i pranishëm në stadiumin “Ëanda Metropolitana” në takimin mes Atletikos dhe Juventusit dhe flitet se pas ndeshjes, ka pasur bisedime mes tij dhe klubit spanjoll për shërbimet e djalit të tij. Nuk dihet ende se ku është e ardhmja e Kutrones, por sulmuesi shpeshherë e ka pranuar se është ëndërr e tij të luajë për Milanin dhe që nuk do të largohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online