Kulibali ka elozhe për “pistoletën” Piatek: Nuk e ndalja dot!

Mbrojtësi i Napolit, Kalidu Kulibali konsiderohet si një prej qendrave më të mira në botë dhe jo më kot Mançester Junajtid ofroi 95 milionë euro për shërbimet e tij në merkaton e verës. Në Itali, Kulibali ka treguar se është i pakalueshëm dhe një lider i vërtetë në prapavijë.

Megjithatë, në takimin e djeshëm përballë Milanit, Kulibali u “shkatërrua” nga Piatek, i cili e mposhti thuajse në çdo duel dhe i shënoi 2 gola skuadrës napolitane. Pas ndeshjes, mbrojtësi foli për mediat italiane, ku i thuri elozhe “Pistoletës” dhe tifozerisë së Milanit, të cilët i vlerësoi shumë më lart se ato të Interit.

“Tifozeria e Milanit ishte fantastike. Dua t’i falënderoj për pritjen që më bënë, janë shumë më të mirë se tifozët e Interit. Të gjithë e njohim Piatek dhe çdo mbrojtës ka vështirësi në markimin ndaj tij. Edhe sot (dje), tregoi që është në nivelin më të lartë të lojës së tij”,- përfundoi mbrojtësi napolitan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online