Lala “dhuratë” Hanoverit, transferon sulmuesin e Shqipërisë U21

Valdrin Mustafa ka ndryshuar ekip. Sulmuesi i Shpresave është larguar nga Kaizerslauern dhe do të jetë pjesë e Hanover 96. Futbollisti 21-vjeçar menaxhohet nga Altin Lala, i cili e ka e ka dërguar Mustafën në ish-skuadrën e tij.

Gjatë kësaj periudhe sulmuesi është aktivizuar me Kaizerslautern 2 në Oberliga (Liga e pestë). Paraqitjet e tij nuk kanë qenë të këqija, pasi ka arritur të realizojë shtatë gola në 13 ndeshje.

“Përshëndetje miq të dashur. Pas 4 vitesh me fanellën e ‘Djajve të kuq’, vendosa të ndërmarr një sfidë të re. Katër vite te Kaizersalutern, personalisht kam qenë në gjendje të rritem si lojtar dhe njeri, si dhe jam zhvilluar në të dy aspektet, në fushë dhe jashtë saj.

Fillimisht dua të përmend fansat, trajnerët, stafin dhe gjithë bashkëpunëtorët: faleminderit që ishit pjesë e rrugëtimit tim dhe që më keni përkrahur plotësisht. Shoh përpara nga sfida e re me Hanoverin dhe shpresoj që ju të vijoni të më mbështetni”, shkruan Mustafa në llogarinë e tij në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online