Kthim pas në kohë, kur Salah refuzohej nga Unai Emeri

Një vit e gjysmë më parë, Mohamed Salah, ishte nën vëzhgim nga shumë klube elitare nëpër Europë. Një ndër palët e interesuara ishte dhe PSG-ja, ku asokohe drejtonte trajneri i tanishëm i Arsenalit, Unai Emeri. 

Asokohe talenti i egjiptianit nuk vihej në diskutim, por kishte ende shumë paragjykime për aventurën e tij të dështuar te Çelsi disa vite më parë dhe për shpërdorimet e shumta, që në ndryshim nga tani, atëherë ishin krejt normale.

Unai Emeri i është rikthyer atij momenti dhe ka konfirmuar se ai dhe drejtuesit e PSG-së u stepën dhe se pendesa nuk ka se si të mos mungojë.

“Folëm për mundësinë për të nënshkruar me Salah në kohën kur isha te PSG. Kishim disa dyshime për të, pak javë më vinë ai firmosi për Liverpulin në qershorin e 2017-ës. Tani mund të them bëmë shumë gabim që dyshuam tek aftësitë e tij. Nëse diskutohet për pesë lojtarët më të mirë në Botë, Salah është një prej tyre”, tha trajneri i Arsenalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *