Kritikat e ish-presidentit: Perez i aftë për ura dhe tunele, jo për futboll!

Reali i Madridit po përjeton një periudhë aspak pozitive. Largimi i Kristiano Ronaldos ka krijuar boshllëqe në sulmin e ekipit, ndërsa Julen Lopetegui nuk ka arritur të jetë në lartësinë e Zinedin Zidan. Si rrallëherë, Florentino Perez nuk arriti të sillte ndonjë yll të futbollit botëror në “Santiago Bernabeu” dhe kjo gjë ka sjellë kritika kundrejt presidentit të klubit.

Një gjë të tillë e ka bërë dhe Roman Kalderon, i cili mbajti postin e presidentit të Realit në vitet 2006-2009. 67-vjeçari ka sulmuar homologun e tij në një prononcim për mediat spanjolle, ndërsa nuk e kupton as vendimin e Kristiano Ronaldos për t’u larguar.

Roman Kalderon

Nuk e kuptoj se si mund ta çojë klubin përpara komplet i vetëm. Te Reali i Madridit nuk ka një drejtor sportiv, është vetëm Florentino, i cili është një inxhinier. Di të ndërtojë shumë mirë ura, tunele, rrugë, por jo ekipe futbolli. Nuk është e njëjta gjë. Kristiano Ronaldo? Mungesa e tij peshon shumë, por ka gabuar dhe lojtari që u largua. Nuk e di nëse klube të tjera mund t’i japin atë çfarë i ka dhënë Reali i Madridit”, përfundon Ramon Kalderon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online