Gjigantët gjermanë në garë për Milenkoviç, Fiorentina e qartë

Nikola Milenkoviç është një nga lojtarët më të kërkuar. Mançester Junajtid e do, ndërkohë që edhe Juventusi po e ndjek me interes serbin e Fiorentinës. Vetëm 21 vjeç, por futbollisti i klubit vjollcë po spikat me paraqitjet e tij.

Tashmë për të ka nisur të interesohet edhe Bajerni i Mynihut, që ka ndërmarrë një hap konkret. Gjermanët kanë kërkuar informacion nga Fiorentina dhe për kartonin e Milenkoviç kërkohet shuma e 50 milionë eurove.

Italianët, duke parë çmimet që klube të tjera kërkojnë për lojtarët e tyre, kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga transferimi i mbrojtësit. Verën e shkuar paguan rreth 5 milionë euro për Milenkoviç te Partizani i Beogradit, klub që zotëron ende 20% të kartonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online