Kovaç: Champions-i i vështirë, kemi kundër shtete e miliarderë

Niko Kovaç ka dalë para gazetarëve në të parën konferencë që i paraprin sezonit të ri. Tekniku gjermano-kroat foli në lidhje mbi merkaton dhe ambiciet e klubit në Champions League, kompeticion ku suksesi mungon prej 6 vitesh.

“Ambiciet për këtë sezon janë shumë të mëdha. Duam të mbrojmë sërish trofeun e kampionatit dhe Kupën dhe të bëjmë më mirë në Champions”.

BOATENG – “Për sa kohë ai ka një kontratë me Bajernin do të trajtohet si të gjithë të tjerët. Nëse e kam në stërvitje do të përdor nëse e meriton, natyrisht”.

MERKATO – “Po shikojmë në treg, duhet të tregohemi të duruar. Drejtuesit këtë gjë po bëjnë. Kemi humbur dy lojtarë të rëndësishëm si Roben e Riberi dhe duam ti zëvendësojmë”.

JU INTERESON SANE ? “Po, natyrisht. Një lojtari si ai mund ta në ndihmojë shumë”.

TAKTIKA DHE SISTEMI – “Nuk mund të shpik një lloj tjetët futbolli. Në vitin e fundit të Luis van Gal ai filloi të përdorte një sistem, që vazhdon të jetë  baza e Bajernit prej shumë vitesh”.

CHAMPIONS – “Bajerni e ka fituar pesë herë Champions-in, ndërsa vetëm dy herë nga viti 1976 e deri më tani. Nuk është aspak e lehtë. Duam të bëjmë më mirë, por s’mund të dalim garant”.

“Nuk është më një garë midis klubesh. Ne si FC Bajern tani po konkurrojmë me shtete dhe miliarderë. Klubet e Bundesligës do ta kenë gjithmonë e më të vështirë. Lojtarët më të mirë luajnë në Angli dhe Spanjë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online