Konte nis luftën me Juven, trajneri i rrëmben një lojtar bardhezinjve!

Antonio Konte duket se e ka nisur luftën me Juventsin dhe kërkon të rrëmbejë Andrea Barzalin pranë tij. Sipas “Tuttosport”, tekniku italian i ka ofruar një post në stafin e ekipit zikaltër. Konte u zyrtarizua sot si trajneri më i ri i Interit dhe menjëherë ka nisur të punojë për të formuar grupin e tij të punës.

Barzali ka punuar tre vite me Konten në Torino. Ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin. Gjithsesi, edhe shoqëria bardhezi nuk dëshiron të humbë nga pjekuria, zgjuarsia dhe eksperienca e tij. Nedved dhe Paratiçi kanë një miqësi të ngushtë me të. Ata thuhet se i kanë premtuar një vend në stafin trajnues të “Zonjës”.

Edhe pse Juve pret trajnerin e ri, 38-vjeçari e ka një vend të sigurt të “Zonja”. Këto ditë do të jenë kohë reflektimi për Barzalin. Dy oferta tunduese janë në tavolinën e tij. Të vazhdojë me atë që e mbajti si djalin e tij për tre vite, apo me klubin që ishte shtëpia e tij për gati një dekadë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online