Konte më i paguari në Serie A, paga e trajnerit është monstruoze!

Çështja kryesore e ditës së sotme është padyshim Antonio Konte, i cili në mëngjes u zyrtarizua si trajneri i ri i Interit. Italiani është rikthyer bujshëm në Serie A, teksa ka “tradhtuar” Juventusin, duke firmosur për rivalët e tyre.

Ishte bërë e ditur që Konte do të ishte një ndër më të paguarit si trajner, por së fundmi kanë dalë në dritë edhe shifrat. Sipas asaj që bën me dije “Sky Sport”, paga që do të përfitojë trajneri i ri i Interit është monstruoze.

Antonio Konte do të paguhet plot 12 milionë euro në sezon, me italianin që do të ketë një kontratë 3-vjeçare me klubin zikaltër. Kështu, 49-vjeçari do të shndërrohet në trajnerin më të paguar në Serie A, të paktën për momentin, pasi Juventusi ende nuk e ka zyrtarizuar trajnerin e ri…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online