Kombëtarja U19 e Shqipërisë ka fituar takimin e dytë miqësor ndaj Kosovës. Takimi i zhvilluar sot në stadiumin “Fadil Vokrri” është mbyllur me fitoren 4 – 1 të kuqezinjve. Autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Nevil Dede ishin sulmuesit Muçi e Broja. Dy ditë më parë, takimi i parë midis dy skuadrave u fitua 3 – 1 nga Shqipëria.
MIQËSORE
Shqipëri 4 – 1 Kosova
Shënues: Muçi 23’ (pen), 56’, Broja 40’, 65’ / Bytyqi 48’
Miqësorja tjetër e zhvilluar në Ohër midis skuadrave U17 të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është mbyllur me fitoren 1 – 0 të ekipit vendas. Më 7 qershor ky takim do të përsëritet në stadiumin “Skënderbeu Korçë