Është i zhgënjyer, ylli i Barçës kërkon zyrtarisht largimin

Nelson Semedo mund të jetë një nga lojtarët më të nënvlerësuar të Barcelonës. Mbrojtësi portugez ka treguar një nivel tepër të lartë sa herë është thirrur në detyrë. Konkurenca e një talenti të rritur në La Masia si Serxhi Roberto ka bërë që Semedo të ngrohë stolin në shumicën e rasteve, pas këtyre dy viteve në “Camp Nou”.

Mosaktivizimi në dy ndeshjet ndaj Liverpulit dhe në finalen e Kupës së Mbretit e ka bindur yllin portugez të pranojë t’i bashkohet Atletikos, që e kërkon me ngulm. Ata do i siguronin më shumë minuta dhe do të merrte përgjegjësi në skuadër, diçka që as nuk mendohet në Barcelonë. Agjenti i tij, Horge Mendes ka biseduar me klubin blaugran për ta lënë të lirë, por përgjigja ka qenë negative.

Semedo ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh. Sipas “Sport.es”, në rast se Semedo këmbëngul, Barcelona është e gatshme ta lërë të lirë për 50 milionë euro. Një version tjetër është ulja e çmimit të Grizman, i cili që nga 1 korriku do të kushtojë 120 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online