Klop: Mallkimi u thye, ky trofe për popullin e Liverpulit dhe familjen time

Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, foli menjëherë pas ndeshjes kundër Totenhemit. Triumfi i të tijve i dha trofeun e shumë lakmuar të Champions League, trofe që Klop e kishte humbur dy herë. Në fjalën e tij, trajneri gjerman tha:

“Jam shumë i lumtur, sidomos për ata djem dhe për tifozët. Ishte një ndeshje shumë intensive, ndoshta jo e bukur, por ia dolëm, fituam për të gjithë popullin e Liverpulit.

“Nuk kam fjalë, nuk di ç’të them, i kisha humbur të gjitha finalet deri më sot, por ja që e theva mallkimin. Jam i lumtur edhe për familjen time, ata kanë vuajtur më shumë se unë, çdo fundsezoni një finale e humbur.

“Kjo skuadër është fantastike, luftoi deri në fund, edhe kur ishte pa pikë energjie dhe na ndihmoi portieri ynë fantastik.

“Është nata më e bukur e jetës sonë profesionale. Na u desh pak kohë, por është e nevojshme për t’u zhvilluar dhe përmirësuar. Tani hodhëm një hap të madh, por pronarët e klubit nuk na kanë vënë kurrë nën presion. Normalisht 20 minuta pas ndeshjes jam gjysmë i pirë, por deri tani kam pirë vetëm ujë”, përfundoi Klop.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online