Klop: Kundër Bajernit do të japim gjithçka që të kualifikohemi!

Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop ka folur para ndeshjes së kthimit kundër Bajernit te Mynihut, ku u shpreh optimist për kualifikimin e të tijve. Për gazetarët anglezë, trajneri gjerman i të kuqve tha:

“Fillimisht duhet të sigurohemi që jemi gati fizikisht për këtë ndeshje. Do të jetë një ndeshje e luftuar. Kur thashë pas ndeshjes së parë se rezultati 0-0 na favorizon neve, nuk e besuat. Do ta shikoni nesër. Ne do të bëjmë lojën tonë, jemi më të rrezikshëm në kundërsulm. Ata duhet të ndryshojnë stilin e lojës.

Bajerni është në një moment të mirë, fituan 6-0 ndeshjen e fundit dhe janë sërish në krye të tabelës. Por për një gjë nuk duhet të keni asnjë dyshim: Ne do të japim gjithçka në fushën e lojës që të kualifikohemi!”, tha Klop para gazetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online