Karius vazhdon me gafat, trajneri i Beshiktash: Nuk e di çfarë ka!

Loris Karius u bë personazhi më i përfolur pas finales së sezonit të shkuar të Ligës së Kampionëve, pasi bëri dy gafa të pafalshme, duke i dhuruar fitoren Real Madridit. Portieri gjerman u largua menjëherë nga bordi i Liverpulit, në formë huazimi te Beshiktashi.

Edhe në Turqi, Karius ka bërë shumë gafa dhe ka pësuar plot 37 gola në takimet që ka luajtur. Në takimin kundër Koniaspor, Karius pësoi dy gola, madje bëri dhe një gafë, por fatmirësisht skuadra e Beshiktashit ia doli të triumfojë 3-2. Pas ndeshjes, trajneri Senol Gynesh e ka kriktikuar paraqitjen e 25-vjeçarit gjerman.

“Ishte faji i tij që pësoi golin e parë. Ishte jo i qartë në atë që bëri, jo i përqëndruar. Nuk e di çfarë ka këto kohë, por nuk më duket vetvetja. I ka humbur dëshira, motivimi, entuziazmi për futbollin. Nuk më duket se është më pjesë e ekipit”, përfundoi Gynesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online