Plas çështja Rugani te Juventusi, reagon babai i mbrojtësit

Në verë Danile Rugani u kërkua me insistim nga ana e Çelsit, megjithatë Masimilioano Alegri nuk donte që të privohej nga shërbimet e mbrojtësit, të cilin atëherë theksoi se e kishte në planet e tij. Nga e thëna në të bërë është në mes një deti i tërë dhe për Rganin kjo vlen shumë. Alegri e ka aktivizuar vetëm në 3 ndeshje, saktësisht në 181 minuta në totla, çka ka sjellë pakënaqësi te lojtari.

Babai i Ruganit, ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”, ku ka shpërndarë një foto të të birit i grumbulluar me Kombëtaren e Italisë,

Nuk ka nevojë që të them asgjë. Kjo fytyrë i tregon të gjitha, por kjo histori do të përpunojë së shpejti dhe ne do të marri atë që na takon.  Forca DR24. Mbrojtësi më i mirë në Itali”, shkruan babai i Ruganit.

Një çështje që mund t’i trazojë ujërat në kampin e bardhezinjve, çka mund të pasohet dhe me largimin e lojtarit në dritaren dimërore, e cila është pranë. Situata nuk është e mirë dhe deklarata e babait të mbrojtësit mund të jetë vetëm tymi i një “vullkani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online