Jyrgen Klop ishte arkitekti i një tjetër mrekullie që do të mbahet mend gjatë. Skuadra e tij përmbysi avantazhi 3 – 0 të Barcelonës, duke çuar katalanasit në shtëpi kokulur pas një triumfi me shifrat 4 – 0.
Në intervistën për BT SPORT në përfundim të takimit, Klop u shpreh se nuk i kishte ndodhur kurrë që të shikonte diçka të tillë në futboll.
“Thjesht të fitonim ishte e vështirë, por me këtë rezultat dhe pa pësuar gol është thjesht e pabesueshme. Ky Liverpul nuk ndalon kurrë, nuk fiket kurrë. Ky Liverpul jep gjithçka në çdo moment. Ishte diçka e madhe, nuk e përballoj dot këtë emocion”.
“Këta djem janë të pabesueshëm. Pashë Milnerin teksa po qante në fund. Në jetën time kam parë shumë ndeshjen futbollit, por asnjëherë një ndeshje si kjo. Kur u bë goli i katërt, Ben Udbërn më pa dhe më tha: Çfarë po ndodh. Kjo është pjesa më e bukur e futbollit. Jeta ka gjëra shumë më të rëndësishme, por kjo atmosferë që krijuam sot është shumë e veçantë”.
“Përzierja e potencialit dhe zemrës së lojtarë ishte diçka që se kisha parë kurrë më parë. Për këto lloj ndeshjeje të duhet të kesh besim. Origi dhe Shaqiri nuk kanë luajtur shumë këtë sezon, ishte e rëndësishme që bënë atë lloj paraqitjeje. Kjo tregon se çfarë është e mundur në futboll”.