Valverde: U kërkoj falje tifozëve, na presin net të tmerrshme!

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ishte i rrënuar moralisht pas disfatës në Anfield, e dyta për të pas asaj në Romë vitin e shkuar. Sa pranë dhe sa larg, Champions League po kthehet pak nga pak në një makth për Barcelonën.

U them tifozëve që na vjen shumë keq. Kur ndodh diçka e tillë duhet të kalosh disa net të tmerrshme, e meritojmë dhe duhet ta kalojmë këtë torturë.

“Jemi ende në momentin kur duam t’u japim tifozëve një shpjegim për atë që ndodhi, por nuk e di saktë ç’të them. E dinim që Liverpuli do na sulmonte që në fillim, pësuam një gol, por pastaj e qetësuam ndeshjen. Goli i dytë na dëmtoi shumë.

“Patëm mundësi të mira për shënim, nuk i konkretizuam, nuk kemi justifikim. Liverpuli ishte superior, rezultati flet vetë.

“E ardhmja? Nuk e di sa do ndikojë kjo ndeshje tek unë, por natyrisht kam përgjegjësi. Më e dhimbshmja është që na ndodh për të dytin vit rresht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online