Klauzolat më të shtrenjta në Itali, në listë dhe kapiteni i kombëtares

Mund të rinovosh sa të duash me një futbollit, por garancia mbetet klauzola e largimit. Nëse futbollisti ndryshon mendje pas një farë kohe, dhe lojtarët e sotëm e kanë ves, atëherë klauzola përcakton çmimin e tij.

Megjithatë, ka dhe raste kur një klub nuk dëshiron të heqë dorë kurrë nga një lojtar, por dikush tjetër vendos të paguajë klauzolën e largimit dhe “ylli” i ekipit tënd fillon të shkëlqejë tjetërkund.

“Corriere dello Sport” ka bërë një renditje të 10-të futbollistëve me klauzolat më të shtrenjta, por vetëm në ato për jashtë Serie A. Në krye gjendet Napoli me plot 6 lojtarë. Më pas renditen me radhë Interi me dy dhe Milani e Torino me nga një.

Bie në sy dhe renditja e Elseid Hysajt, kapitenit të kombëtares kuqezi, i cili ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh, nëse vendos të transferohet jashtë Italisë.

Hysaj në një dyluftim kundër Susos

Suso (Milan) – 40 milionë euro
Vlad Kirikesh (Napoli) – 50 milionë euro
Elseid Hysaj (Napoli) – 50 milionë euro
Marselo Brozoviç (Inter) – 50 milionë euro
Nikola Maksimoviç (Napoli) – 55 milionë euro
Marko Rog (Napoli) – 60 milionë euro
Piotr Zielinski (Napoli) – 65 milionë euro
Andrea Beloti (Torino) – 100 milionë euro
Mauro Ikardi (Inter) – 110 milionë euro
Kalidu Kulibali (Napoli) – 150 milionë euro

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online