Gallatë me arbitrat në Gjirokastër, revolucion te Skënderbeu

Julian Ahmataj dhe Orgesh Shehi i kanë marrë vendimet e tyre dhe pritet ora 14:00 që Luftëtari e Skënderbeu të zbresin në fushë dhe të matin forcat mes tyre. Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur para ndeshjes, pasi gjyqtarët nuk kanë mbërritur në stadium. Sipas Supersport ata janë njoftuar sot dhe duhen pritur. Kryesor për këtë ndeshje do të jetë Kreshnik Cjapi.

FORMACIONET  – Luftëtari nuk ka ndonjë surprizë në formacion, teksa rikthehet Albano Aleksi titullar dhe së bashku me Ramadanin do të kenë si detyrë të ndërpresin aksionet e kundërshtarit. Para tyre luan Ymeraj, kurse në sulm Dunga do ketë mbështetjen e Demos dhe Filit.

Revolucion te Skënderbeu, teksa Shehi ka bërë ndryshime të shumta në formacion. Në mbrojtje krahët i janë besuar Vangjelit dhe Pëllumbit, kurse në qendër luajnë Bruno Dita e kaba Sambou. Mesfusha gjithashtu është e rikompozuar. Taipi dhe Kurti luajnë në qendër, kurse Pervan pak para tyre. Muzaka e Gripshi luanë nga krahët, kurse sulmi këtë herë i është besuar nigerianit Oto Xhon.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 26

E shtunë, më 30 mars, ora 14:00
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër

Luftëtari-Skënderbeu

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Ymeraj, Demo, Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj.

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Dita, Kaba Sambou, Pëllumbi, Muzaka, Taipi, Kurti, Gripshi, Pervani, Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi

Arbitra: Kreshnik Cjapi, Ermal Barushi, Ilir Tartari, Orlando Kuka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online