VIDEO | Iniesta, Podolski dhe Vija “top”, dhurojnë spektakël në Japoni

Japonia po investon në futboll dhe ky sport ka filluar të ndiqet shumë në vendin e largët aziatik. Stadiumet po mbushen plot, ndërsa disa lojtarë të njohur europiane po zgjedhin vendin e Samurajit për të mbyllur karrierën.

Emra si Andres Iniesta, David Vija, Lukas Podolski dhe Fernando Torres kanë bërë këtë zgjedhje. Tre të parët luanë në një ekip, pasi janë pjesë e Visel Kobes. Ekipi i tyre ka arritur një fitore të madhe gjatë ditës së sotme. Visel mposhti në transfertë Gamba Osakën me rezultatin 3-4. Kjo fitore e ngjit ekipin e Iniestës me shokë në vendin e katërt me 10 pikë, pas pesë javëve të para.

Vendasit shënuan dy herë, ndërsa Podolski shkurtoi rezultatin në minutën e fundit të pjesës së parë. Gol shumë i bukur i gjermanit, i cili dhuroi asistin e barazimit për David Vijën në minutën e 54-t.

Gamba u rikthye në avantazh, ndërsa miqtë rikthyen rezultatin në dhjetë minutat e fundit. Junia Tanaka, i ardhur nga stoli, shënoi dy herë dhe dërgoi në festë tifozët e ekipit të tij, duke fituar një ndeshje tepër emocionuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online