Federiko Kieza do të largohet nga Fiorentina këtë verë në kërkim të një eksperience të re, por dëshira e tij është që të qëndrojë në Serie A. 21-vjeçari ishte kapiten i Fiorentinës këtë sezon, ku ka bërë paraqitje të shkëlqyera.
Kieza luajti 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet, gati 3400 minuta në total. Sulmuesi i djathtë arriti të shënojë plot 12 gola dhe asistoi 9 herë për shokët e skuadrës. Këto statistika, kanë bërë që shumë skuadra të vihen pas shërbimeve të tij.
Përveç ekipeve italiane, mësohet se dhe Bajerni i Mynihut ka shprehur interes për shërbimet e sulmuesit italan, që edhe pse në moshë të re, ka treguar se është një lider në fushën e lojës.