Federiko Kieza është xhevahiri më i çmuar axurr. 21-vjeçari këtë vit me Fiorentinën na ka treguar se është një nga talentet më më cilësorë të Serie A dhe jo vetëm. Inter, Juventus dhe Bajern duan shërbimet e tij. Mediet italiane shkruajnë vazhdimisht për ofertat e gjigantëve evropianë drejt Fiorentinës, por asgjë zyrtare deri tani.
Vetë klubi nga Firence ka dalë me një deklaratë zyrtare mbi të ardhmen e lojtarit. Në komunikatë shkruhet se Kieza do të vazhdojë të luajë edhe vitin e ardhshëm me Fiorentinën, pasi ka një kontratë afatgjatë.
“Shohim vazhdimidht lajme për të ardhmen e Kiezës. Federiko është i Fiorentinës dhe ka një kontratë afatgjatë. Ai do të jetë në Firence sezonin e ardhshëm dhe do jetë figura kryesore e ekipit të ri që do të formojmë”, thuhet në deklaratë.
Ky lajm kurrsesi nuk mund t’i shuajë thashethemet e merkatos. Lojtari nuk e ka thënë fjalën e tij. Gjithashtu, duhet të presim zhvillimet e reja përsa i përket shitjes së klubit. Fiorentina po ndryshon pronar. Manjati amerikan Roko Komiso, pritet të marrë aksionet e klubit, që aktualisht është në pronësi të vëllezërve Dela Vale.
Sipas medieve italiane, mundësia Bajern është e mbyllur për Kiezën. Familja nuk e dëshiron një largim nga Italia. Interi dhe Juventusi janë dydestinacionet e vetme. Zikaltrit i ofrojnë mundësinë për të luajtur titullar, ndërsa Juventusi mundëson konkurencë dhe lavdinë e të luajturit me një prej klubeve më të mëdha. Të dy klubet ofrojnë 5 milionë euro në sezon për djaloshin. Blerja e tij kushton më shumë se 70 milionë euro.