Kesi: Gatuzo i shkëlqyer, bëjmë gjithçka për të kapur Championsin

0

Frenk Kesi është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Milanit. 22-vjeçari është kthyer në një lider të mesfushës për ekipin kuqezi. Së fundmi, afrikani ka folur për mediat italiane, duke diskutuar mbi objektivat e Milanit, trajnerin Gatuzo, apo dhe ndjesinë e të luajturit në një stadium si “San Siro”.

Trajneri – “Gatuzo është një trajner i shkëlqyer. Në përgjithësi kur luan, trajneri të pëlqen…por ai është i sinqertë. Kur është koha të punosh, do të punosh. Me të nuk mund të mos përqendrohesh. Në rast se ti nuk jep gjithçka, ai të bërtet. Gjithsesi, kur ne përfundojmë punën tonë, trajneri na lë të lirë për të bërë çfarë të duam”.

HIGUAIN – “Higuain është një kampion i vërtetë, një lojtar i mire dhe një profesionist i madh. Ne kemi shumë besim tek ai dhe e dimë që mund të na dërgojë përpara”.

“San Siro” – “Të luash në “San Siro” të jep emocion të madh. Kur mendon që po të shohin 70 mijë apo 80 mijë tifozë, të bën përshtypje. Milani ka një histori të pabesueshme dhe kur luan atje e ndjen. “San Siro” nuk është si stadiumet e tjera, është ndryshe”.

OBJEKTIVI – “Që në fillim të sezonit i kemi vënë si qëllim dhe objektiv vetes që të kualifikohemi në Champions League dhe do të bëjmë çfarëdolloj gjëje që është e mundur për ta arritur diçka të tillë”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.