Zhvillime nga Kina, Pato-Milan merr një tjetër drejtim

Aleksandre Pato u përfol shumë për një rikthim të mundshëm në radhët e Milanit, por kjo hipotezë u shumua shpejt, pasi ekipi kinez i Tianxhin Kuanxhian kërkonte që drejtuesit kuqezinj të paguanin klauzolën e brazilianit, që ishte e lartë për arkat e ekipit nga “San Siro”. Gjithsesi, së fundmi ka dalë një pistë e re, që mund të çojë Paton drejt Milanos.

Siç raportohet nga mediat kineze, presidenti i klubit ku aktivizohet Pato, është arrestuar pas vdekjes së një vajze, e cila ishte me kancer, por që ishte e lidhur me kompaninë “Quanjian Group”. Arrestimi i Shu Juhuit, mund të çojë në një shthurje totale të ekipit të Tianxhin dhe sulmuesi brazilian mund të largohet me një çmim shumë të ulët.
Gjithashtu, përveçse me klubin kinez, kuqezinjtë duhet të gjejnë një rrugë të përbashkët dhe me Paton, i cili merr një pagë të majme te Tianxhin. Gjithsesi, në ditët në vijim pritet një sulm nga drejtuesit e Milanit, të cilët tashmë duket se e kanë rrugën e lirë për të rikthyer djaloshin në klubin ku shpërtheu në Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online